×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaj demanton gazetën “Koha Ditore”: Ka publikuar version të pasaktë për udhëtimin e Haradinajt

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 13:29

    Gani Demaj, shefi i kabinetit  i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar sot në “Koha Ditore”, që flet për një udhëtim të Haradinajt në Zvicër në janar të vitit 2020.


    Demaj ka thënë se gazetari Besnik Krasniqi ka publikuar një version të pasaktë, ndryshe prej versionit që ai i ka dhënë atij gjatë bisedës telefonike për udhëtimin e Haradinajt.

    “Dje kam pasë një bisedë telefonike me gazetarin Besnik Krasniqi nga “Koha Ditore”, me interesimin e këtij mediumi për udhëtimin dhe shpenzimet e, atë kohë kryeministrit në detyrë z. Ramush Haradinaj, në Zvicërr, në Janar 2020.  Përkundër sqarimit që i kam dhënë gazetarit, ky medium ka publikuar si lajm nje version që është shumë i pasaktë”, ka shkruar Demaj.

    Duke e quajtur spekulim këtë artikull të gazetës, Demaj ka thënë se nga ai udhëtim vetëm bileta e ish-kryeministrit Haradinaj ishte paguar nga buxheti i shtetit, ndërkaq të gjitha shpenzimet e tjera ishin mbuluar privatisht.

    “Për hir të opinionit publik, e vërteta e udhëtimit të kryeministrit Haradinaj në Zvicër për të cilën po spekulon Koha Ditore, është se nga buxheti i shtetit është mbuluar vetëm bileta e udhëtimit të kryeministrit Haradinaj. Edhe pse familja e kryeministrit kanë udhëtuar me të, shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit janë private, dhe jo nga buxheti i shtetit”, ka shkruar Demaj.

    Ky është artikulli i publikuar nga Koha Ditore e që është transmetuar nga Reporteri: Haradinaj i prezantoi si vizitë zyrtare pushimet me familje në Zvicër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!