×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Malishevë e kapin vlerën e rreth 543 mijë eurove

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 16:26

    Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se vërshimet e fundit në territorin e kësaj komune kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 eurove.


    Sipas kësaj komune, dëmet më të mëdha mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro.

    Njoftimi i plotë:

    Vërshimet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro. Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti.

    Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro.

    Raporti i komisionit për vlerësimin e dëmeve:

    Duke u bazuar në Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës të datës 12.01.2021, nr. 01/11, për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsit tjera në Komunën e Malishevës, komisioni menjëherë pas marrjes së këtij vendimi ka dalë në teren duke bashkëpunuar edhe me kryetarët e fshatrave, dhe ka bërë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar nga reshjet e shiut dhe të borës.

    Komisioni i përbërë prej 5 anëtarëve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi, ka dalë në teren dhe e ka bërë vlerësimin sipas kategorive të ndryshme: Gjatë kësaj kohe kemi bërë mbi 116 vlerësime të dëmeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!