Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar mësimdhënësin, Kastriot Kurti për ngacmim seksual ndaj viktimës Medinë Dauti.
Kurtit i është shqiptuar dënimi prej 1 viti e gjysmë burgim si dhe i është caktuar ndalimin e kontaktimit të të dëmtuarës në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare.
“Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale”, ka shkruar ajo mes tjerash. Ajo që kam kërkuar nga institucionet e drejtësisë tash e një vit ka qenë vetëm liria, drejtësia dhe autonomia. Të lëvizi e lirë e pa u ngacmuar, të më njihet cënimi që më është bërë nga institucionet e drejtësisë, dhe mbrohet e drejta ime për të thënë JO! Sot, Gjykata Themelore në Gjilan i konfirmoi të gjitha këto duke e duke shpallur fajtor të akuzuarin për ngacmim seksual. Sipas kërkesës sime, Gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin me kusht me një vit burgim, ndërsa si kusht ia ka caktuar ndalimin e kontaktimit tim në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare”, ka shkruar Dauti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.