×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: Ramushi meriton të bëhet president për shkak të situatës në të cilën gjendemi

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 9:18

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të insistojë se kreu i tyre, Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i Kosovës.


    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Haradinaj e meriton të jetë president për shkak të situatës në të cilën gjendemi, shkruan Reporteri.net.

    Ajo thotë se për ta bërë president Haradinaj kanë kërkuar përkrahje nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    “Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhaj, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs. Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!”, ka shkruar Kadrijaj për Reporteri.net.

    Ndërsa deputetja tjetër e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se Ramushi duhet të bëhet president për shkak të sulmeve që po i vijnë Kosovës nga Serbia.

    Përveç Haradinajt ambiciet hapur për t’u bërë kryetar shteti i ka shprehur edhe gjykatësi Nehat Idrizi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!