×
  • Lajme
  • Lajme

    Depuetja e VV-së: Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së Adelina Graincës është krim

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:29

    Pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar një grafit fyes me katër fjalë: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.


    E për këtë çështje, ka reaguar edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

    Ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se “Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë.”

    Postimi i plotë i saj:

    Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë.

    Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytyr në llum iu zihet fryma.

    Le të mësohen me e pa votën e deputEteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm.

    Në ferrin e tyre djalli është personazh pozitiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!