×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetë e liderë opozitarë në Kongresin Amerikan, Hoti merr fjalën “në emër të Kosovës”

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 22:10
    Përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës në Kongresin Amerikan në ShBA

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës e liderë të partive opozitare ishin sot pjesëmarrës në Kongresin Amerikan, në tryezën për çështje të sigurisë.

    Në këtë tryezë, fjalën në emër të Kosovës e pati deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në fjalimin e tij, Hoti ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për dy zhvillime primare, të integrohet sa më parë në NATO si dhe të bëhet pjesë e planeve të BE’së për stabilitet energjetik.

    “Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës”, ka njoftuar Hoti në Facebook.

    “Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) të bëret pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore”, shkroi tutje ai. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!