×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e AAK-së i gëzon ligji për Sportin, festojnë me Haradinajn

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 14:26

    Deputetët e AAK-së nga zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë uruar për Ligjin që kaloi pak minuta më herët, e që i jep shans të mirë sportit kosovar.


    Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi, e ka cilësuar këtë si ditë të madhe për sportin, shkruan Reporteri.net.

    “Ditë e madhe për sportin e kulturën tone. Deputetët janë të zgjedhurit e popullit andaj mbi gjitha duhet të shikojnë interesat qytetare. Sot, deputetet votuan një nga Ligjet më të rëndësishmë për sportistët, artistët e rininë tonë duke harmonizuar Ligjin për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim”, ka thënë Isufi.

    Isufi ka potencuar se ky ligj do t’iu jap mundësi talentëve dhe do të hap rrugë të reja për ata që do të përfaqësojnë Kosovën.

    “Ky Ligj do të ju jep mundësi talentëve dhe do ti hap rrugë këtyre kategorive në përgjithësi për të na përfaqësuar edhe më denjësisht në arenen ndërkombëtare. Sportistët e artistët tanë shumë herë na kanë bërë krenar me rezultatet e tyre duke lartësuar flamurin tonë më lart se shtete të mëdha disa prej të cilave ende nuk na kanë njohur si shtet”, ka shtuar ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!