×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e LDK-së në legjislaturën e fundit që mund të mbesin jashtë Kuvendit kësaj here

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 16:26

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj për kryeministër, Avdullah Hotin, ka marrë 103 mijë e 507 vota apo 13 për qind. Ky është rezultati më i dobët në historinë e LDK-së, sipas të cilit rezultat kësaj partie i takojnë vetëm 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës.


    LDK në legjislaturën e kaluar kishte 29 deputetë duke u renditur e dyta në Kuvend menjëherë pas VV-së. Por, në zgjedhjet e sivjetme kjo parti ka arritur t’i sigurojë vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Sot u kuptua 13 emrat e kandidatëve nga lista e LDK-së që kanë fituar votat e mjaftueshme për ta siguruar një ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

    Në krye të listës (pa votat e diasporës) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi.

    Ndërkaq, deputetët e legjislaturës së kaluar të LDK-së, që sipas rezultateve të deritanishme (duke mos përfshirë votat nga diaspora dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar) që nuk kanë arritur t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit janë Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Doruntinë Maloku dhe Hatim Baxhaku.

    Megjithatë, ka mbetur vetëm edhe një emër nga lista e LDK-së që do të futet në Kuvend, por ende nuk është bërë publik. E gara për vendin e mbetur është jashtëzakonisht e madhe kur kihet parasysh që në legjislaturën e fundit LDK kishte 29 deputetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!