×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e opozitës ftohen të marrin pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 15:56

    Deputetet e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, kanë marrë sot ftesë nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj që të rrisin kundërshtimin e tyre për paralajmërimet për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

    Molliqaj u ka bërë ftesë deputetëve të opozitës për pjesëmarrje në protestën e 29 janarit, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme”.

    “Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjërojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive. Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh”, ka shkruar Molliqaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!