×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e rinj të Listës Serbe pranojnë mandatet, betohen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 10:23

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Konjufca këtë e ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit. Ata kanë dhënë betimin e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës.

    Më 7 nëntor deputetët e Listës Serbe kishin dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, në vargun e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

    Ata po kërkojnë themelimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targa.

    Presidentja Osmani ka shpallur 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!