×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e VV-së dhe ministrja Haxhiu të buzëqeshur vëzhgojnë protestën nga objekti i Kuvendit

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 17:43

    Shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në atë që është quajtur “prova e dytë për protestë” e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje.


    Protesta po mbahet në tri sheshe të Prishtinës: Në sheshin “Skënderbeu”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si dhe në sheshin “Adem Jashari”.

    Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.

    Nga, aty protesta po vëzhgohet edhe nga zyret e grupit parlamentar të VV-së, shkruan Reporteri.

    Shefi i deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi, deputetët Artan Abrashi e Gazmend Gjyshnica nga distanca po vëzhgojnë ecurinë e provës së dytë për protestë.

    Bashkë me ta e buzëqeshur shihet edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!