×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e VV-së votuan PRO që t’u paguhet rryma e serbëve në veri, reagon ashpër AAK-ja

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 17:53

    Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot me shumicë votash ka miratuar propozimin e Mimoza Kusari – Lila që t’i ndahen 11 milionë euro KOSTT-it për pagesën e rrymës në veri.


    E lidhur me këtë ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media.

    Në reagim thuhet se është e habitshme, që pas arritjes së pavarësimit energjetik, qeveria e Kosovës të bie në shantazh të serbëve të veriut.

    “Përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet me djersën dhe kontributin e shumicës prej nesh, nga ky veprim, kemi një zinxhir të dëmeve të tjera.

    Me këtë, Kuvendi pajtohet që Republika e Kosovës, nuk ka potencial të jetë vend jo diskriminues e shtet i së drejtës dhe është shtet që inkurajon shkelësit e ligjit, ta keqpërdorin rrymën, duke e shfrytëzuar jo racionalisht dhe madje duke e shfrytëzuar me qëllime të dëmtimit të kapacitetit energjetik të vendit”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, subjekti politik i Ramush Haradinajt ka thënë se kjo pastaj rezulton edhe me blerjen e energjisë, kur ajo nuk mjafton, duke ndikuar në rritjen e kostos.

    “Në momentin kur kemi procesin e Brukselit, kjo dëshmon që qeveria nuk ka kapacitet të zbatojë ligjin efektivisht në tërë territorin e Kosovës, e as të vazhdojë integrimin e pjesës veriore të saj.

    Ky është zhvillim i tmerrshëm, në një kohë pandemie, kur buxheti dhe ekonomia familjare e njerëzve që e duan Kosovën po sfidohen”, përfundon komunikata e AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!