×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët s’e marrin seriozisht diskutimin për veriun, vonohen në seancë

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 10:42

    Kuvendi i Kosovës sot ka thirrur seancë për situatën në veri, e cila është dashur të nisë në ora 10:00.

    Ndonëse tema është mjaft serioze, deputetët e kuvendit kanë zgjedhur që të vonohen për seancë.

    Seanca e cila është paraparë për në ora 10:00 ende nuk ka filluar, edhe pse kanë kaluar rreth 40 minuta.

    Mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për raportimin e Kurtit në Kuvend lidhur me situatën në veri e kanë kërkuar dy partitë opozitare PDK dhe LDK.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se kanë të gjitha grupet parlamentare kanë kërkuar që të mbahet një seancë ku do të raportojë kryeministri Kurti për gjendjen në veri.

    Protestat e serbëve në veri kanë hyrë në ditën e pestë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!