×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetëve nuk iu intereson për masa, tubohen në sallën e Kuvendit

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 11:29

    Kryetarja e Kuvendi, Vjosa Osmani, me të filluar seanca plenare ju bëri thirrje deputetëve të respektojnë masat, konkretisht distancën mes vete por edhe të mbajnë maskat.


    Por kjo thirrje e kryekuvendares hasi në vesh të shurdhër me të filluar votimet për anëtarë të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

    Ndërsa kryetarja Osmani i thërriste me emër për të votuar, shihet se si ata grumbullohen pranë vendit ku duhet të nënshkruajnë para se të hedhin votën, ndërsa distancën nuk e mbajnë as kur flasin me njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.

    Distanca nuk po mbahet as gjatë komisioneve parlamentare ku në salla të vogla ka raste kur mblidhen deri 20 persona. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!