×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas disa muajsh në arrati, vetëdorëzohet deputeti Etem Arifi

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 10:39

    Deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.


    Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    “Sapo kontaktova me qendrën në Hajvali dhe me treguan se personi në fjalë është paraqitur atje”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësi, Florent Gashi.

    Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim është i dënuar nga gjykata, por që deri tash nuk i është përgjigjur organeve të drejtësisë për ta vuajtur dënimin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!