Deputeti i AAK-së kërkon që ministri Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin për nënshkrim të kontratës me Pfizer

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, kërkon më urgjencë që ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin për nënshkrim të kontratës me Pfizer.


“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer. Sigurimi i vaksinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook.