×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i AAK-së vajton humbjen në zgjedhje: U prishën zotnitë ndër vete, si PAN do të fitonim

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 12:23

    Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, siç duket assesi nuk po pajtohet me humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Ai thotë se nëse krerët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj të tregoheshin parimor dhe ta vazhdonin bashkëpunimin edhe para 6 tetorit, do t’i fitonin zgjedhjet.

    Por sipas tij kjo nuk ndodhi pasi siç thotë “zotnitë janë prishë ndër vete”, shkruan Reporteri.net.

    “Sikur partneret e PAN-it te ishin me parimor ne politike e ta vazhdonin rrugëtimin bashke, me votat qe i kane marre ne këto zgjedhje prapë do te ishin te paret! Sikur Pacolli e Mimoza te ishin me LDK-ne, prap do te shënohej i njëjti rezultat, ajo do te ishte e dyta dhe VV do te ishte e treta! Kështu qe ne këto zgjedhje nuk ka ndodhur kurrfarë çudie, rezultati është i njëjtë, veç zotnitë janë prishe nder veti! Po duhet thënë edhe diçka, ndarja e PSD-së nuk ia ka lënë shenjë VV-së! Kjo është fitore për ta”, ka përfunduar Nitaj.

    AAK-ja e Haradinajt ka dalë e katërta në zgjedhjet e 6 tetorit edhe përkundër koalicionit me PSD-në e Shpend Ahmetit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!