×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Lajm i mirë hapja e xhamive e kishave, por jo logjike mos hapja e shkollave

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 20:23

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, e ka quajtur lajm të mirë vendimin për hapjen e objekteve fetare ditën e enjte, por ka shprehur brengën e tij për mos hapjen e shkollave.


    Ai e quan të pakuptim mos caktimin e një date për hapjen e shkollave, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Lajm i mirë që objektet fetare po hapen te enjten. Por e pakuptimtë dhe jologjike as në aspektin shendetësor as moral mbetet mos caktimi i datës për hapjen e shkollave. Derisa sëmundshmëria dhe vdekshmëria e fëmijëve nga Covid është ZERO ,mos hapja e shkollave bile për një muaj tregon që ardhmëria e fëmijëve nuk na intereson. Me moshapjen e shkollave ,fëmijët po privohen nga dija dhe po dëmtohet shëndeti mendor i tyre . Tani është koha që mos bëjmë politikë me hapjen e vendit por hapjen ta bëjmë gjithmonë bazuar në evidencë mjekesore e epidemiologjike. Poashtu edhe shtyrja e metutjeshme e operacioneve të planifikuar dhe privimi i pacientëve jo Covid nga shërbimi shendetesor esencial tani është shkelje e drejtave bazike njerzore për marrje të shërbimeve mjekësore.

    https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10219473739411767

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!