×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së shërohet nga COVID-19, tregon përvojën e tij me virusin

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 12:02

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka arritur që me sukses ta kaloj testin për COVID-19.


    Pas 21 ditësh përballje me këtë virus, 16 nga to në Klinikën Infektive, Rudi ka njoftuar se sot është liruar nga kjo klinikë si i shëruar nga coronavirusi.

    Ai ka shpjeguar edhe për përballjen me virusin duke thënë se ka kaluar ditë të vështira dhe të gjata.

    “Shume dite e natë pa gjumë, me frymarrje te vështirësuar, e me nje kollitje te madhe. Ishin keto dite e nete te veshtira, ku shume here mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal zotit dhe mjekeve, edhe kete sfide e tejkalova”, thuhet në njoftimin e Rudit.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Pas 21 ditesh ne perballje me Covid19, prej te cilave 16 ne Kliniken Infektive ne Prishtine, sot jam liruar dhe jam sheruar nga Covid19.

    Shume dite e nete pa gjume, me frymarrje te veshtiresuar, e me nje kollitje te madhe. Ishin keto dite e nete te veshtira, ku shume here mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal zotit dhe mjekeve, edhe kete sfide e tejkalova.

    Falenderoj kryetarin Mustafa, kryeparalamentaren Osmani, ish kryeministrin Haradinaj, Kryetar e Nenkryetar komunash, kolege deputet, Ministra,  zv. Ministra, shoke e dashamire, qe ne menyra te ndryshme me jeni gjendur prane.

    Falenderoj gjithe stafin e Klinikes Infektive per kujdesin e madh te treguar jo vetem ndaj meje, por ndaj te gjithe pacienteve te shtruar ne Klinike.

    Falenderoj Doktor Valbonin, Dr. Linda, Prof, Dr. Sali Ahmetin, Dr. Muratin, Dr. Hatigje, Dr. Izetin, Dr. Flamurin, Dr. Artanin, Dr. Shkelqimin, Dr. Milazimin, Dr. Drilonin, te cilet kane treguar nje kujdes te veçante ndaj meje, pa ndihmen e te cileve nuk do te isha sot ketu.

    Tashme kur edhe kjo sfide kaloi, u bej apel te gjithe qytetareve te Kosoves, qe te kujdesen per vete dhe t’i respektojne rekomandimet nga institucionet shtetrore, ne menyre qe asnjeri nga ta, mos ta kaloj kete rruge qe e kalova une.

    Vendoseni maskat, mbani higjenen dhe distancen sociale. Vetem keshtu dalim fitimtare.

    Faleminderit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!