×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së tregon kohën e mundshme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 23:47

    Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka folur për takimet që këtë javë kryetari i partisë së tij Isa Mustafa do t’i zhvillojë me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarin e PSD-së Shpend Ahmeti, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj”.


    “Këtë javë kam informata se do të takohet me z.Kurtin pastaj edhe tjerët për të koordinuar forcart për rrëzimin e qeverisë. Nevojitet një angazhim më i madh, dhe nuk ka një datë, por tani e fillojmë iniciativën. Tani po flasim për rrëzimin e Qeverisë, po flasim për ndaljen e një qeverie të keqe. Ekzsiton një dakordancë brenda LDK-së, mjaft me këtë qeverisje, ekziston një pakënaqësi te qytetarët ku po manifesohet me ikjen e të rinjve e te rejave”, ka pohuar ai.

    Abrashi ka deklaruar se beson që është larg të ipet afati 6 muajsh për rrëzimin e Ramushit nga pushteti duke thënë se pret të ndodh më herët.

    “Sa ma shpejt që është e mundshme, ne po i marrim hapat dhe duhet me pa çka po thojnë partnerët dhe të shohim sa numra i kemi dhe si mund ta shtyjmë këtë proces. LDK nuk i shkon parapa Vetëvendosjes në protesta. Rrëzimin i qeverisë duhet të ndodh në Kuvend, përkundër se protestat janë të mirëseardhura. Mendoj se rrëzimi i qeverisë do të ndodh më afër se 6 muaj, se kjo është shumë larg, por varet si rrjedhin gjërat”, ka pohuar Abrashi, në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka pohuar se brenda 10 ditësh do sqarohen paksa gjërat se si do ecin bisedimet.

    “Brenda 10 ditësh do t’i sqraojmë, si e sheh VV qeverinë e ardhshme, por kryesorja është pajtimi i spektritt politik”, ka deklaruar Abrashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!