×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LVV: Edhe drita e televizionit harxhon rrymë, pesë deri në 6 euro i harxhon gjatë vitit

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 21:09

    Deputeti i partisë “Guxo”, Ekrem Mustafa përmendi ministrën e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila pati thënë që të hiqen nga priza konzollat (joystickat) e video-lojërave, teksa tregon një mënyrë tjetër për të kursyer energjinë.

    Sipas tij, edhe drita e televizionit harxhon rrymë, pesë deri në 6 euro i harxhon gjatë vitit.

    “E vetmja mënyrë për të përballuar më lehtë është me ekonomizu energjinë elektrike dhe ta kursejmë në masë të madhe, të kemi kujdes. E kanë marrë me banalitet edhe portalet kur e thotë ministrja Rizvanolli që joystick (konzollat) të hiqen nga priza, unë e them edhe diçka edhe më të vogël, edhe ajo drita ndezë e televizionit kur ta marrim në koston vjetore, mendojë që 5 apo 6 euro t’i harxhon gjatë vitit”, tha Mustafa në TV1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!