×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Merkel ishte kundër martesës mes gjinive të njëjta, edhe unë votoj kundër

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 12:03

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka dhënë vërejtje për projekt kodin civil të Kosovës.


    Ai tha se projekt kodi civil fëmijët i konsideron të parëndësishëm. Sipas tij, po ndryshohet kodi tradicional i familjes dhe fëmijët do të konsiderohen opsionale.

    Ai tha se është kundër martesave mes gjinive të njëjta, dhe se kundër kësaj forme kishte qenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

    “Edhe Merkel kishte votuar kundër martesave të gjinisë së njëjtë. Jam pro familjes, dhe për arsye se bie ndesh me bindjen e mija personale edhe unë do të votoj kundër”, tha ai.

    Ministri Selimi e ka paraqitur sot para deputetëve në seancën e Kuvendit, projektkodin civil të Kosovës, duke dhënë detaje se çka përfshihet në këtë kod.

    Ai e ka konsideruar projekt nacional kodin civil, në të cilin tha se kanë punuar pozitë e opozitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!