×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 19:44

    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, pas regjistrimit në Kuvend të Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen VV – LDK.


    Para gazetarëve, Murati ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të bëhet nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive.

    “Gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i koalicionit”, tha shkurtimisht Murati, raporton T7.

    Kujtojmë që sot është bërë një javë prej takimit në nivel të liderëve në mes të LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Edhe pse të hënën që lamë pas ishte thënë se do të nënshkruhej marrëveshja në mes të dy partive, hesapet ndryshuan kur në tavolinë të diskutimit u vendos pozita e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

    Nga partitë nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojnë diskutimet, veçse është thënë se do të bashkëpunojnë për të finalizuar marrëveshjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!