×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoi edhe kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 11:26

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur Avdullah Hotin, kryeministrin me të dobët që ka pasur Kosova deri sot.


    Sipas Bajqinovcit, aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e këtë e dëshmoi edhe vet Hoti gjatë ditës së sotme.

    “Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas ky vend deri më sot. Janë arrestuar njerëz koti si dhe janë konfiskuar gjedhe, shpezē dhe 16 kilogram kafe”, ka shkruar Bajqinovci në rrjetin social Facebook.

    https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10224286780178337

    Hoti në një konferencë për media, tha sot se aksioni në Karaçevë ishte i suksesshëm, pasi e bënë atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri deri me tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!