×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së kërkon dorëheqjen e Qeverisë Hoti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 17:44

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti.


    Ai tha se kjo qeveri çdo ditë po thellohet në dështim.

    Gjyshinca ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    “DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim. Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik”.

    Zgjedhje të reja ka kërkuar edhe bashkëpartiakja e tij Albulena Haxhiu.

    Ajo tha se kryeministri Hoti dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Kosovën në dialog.

    https://www.facebook.com/gazmend.gjyshinca.18/posts/635692147343074

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!