×
  • Lajme
  • Lajme / Asociacioni

    Deputeti i VV-së: Kosova nuk dërgon asnjë draft në Kushtetuese, derisa s’ ka garancione që të zbatohet marrëveshja bazë

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 23:34
    Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

    Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese asjnë draft të asociacionit, derisa të përmbushet marrëveshja bazë.

    Rrustemi tha se draft statuti i asociacionit është kusht politik i orëve të fundit.

    “Kosova është e gatshme për t’i përmbushur detyrimet e marrëveshjes bazë të Brukselit, por kërkohet një plan i qartë i sekuencimit që garanton përmbushjen e secilës pikë. Kosova është e gatshme për ta hartuar. Kosova nuk dërgon asnjë draft për sa kohë nuk ka garancione që përmbushet dhe zbatohet marrëveshja bazë e Brukselit, që Serbia e njeh defacto në këtë fazë pavarësinë e Kosovës që njeh simbolet zyrtare dhe dokumentet e Kosovës, që respekton dokumentet që parasheh marrëveshja që vendos misonet e përhershme diplomatike që nuk e pengon anatrësimine Kosovës në nivel ndërkombëtar.”, tha ai në rtv21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!