×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: LDK-ja nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse nuk ka pasur kurrë

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 18:39

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë.


    Ai ka thënë se në secilin mandat që LDK ka qenë në qeveri ose pjesë e saj, afër e ka pasur edhe PDK-në, pasi që janë të njejtë në trajtimin e shtetit, parasë publike e mentalitetit qeverisës dhe se vijë të kuqe  LDK nuk ka pasur për asgjë sepse çkado që ka thënë qe nuk e bëjnë, e kanë bërë.

    “Shumica dërmuese e vendimeve të tyre, kanë qenë në kundërshtim me premtimet ndaj elektoratit. Për më keq, shumica prej veprimeve të tyre, kanë qenë në dëm të qytetarëve e për përfitime personale – ashtu siç po tentojnë ta bëjnë riformatimin e qeverisë. Zullumi këputet duke u trashur, dijeni”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!