×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Po ta kisha pagën 500 euro, as unë s’kisha nejtë në Kosovë

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 22:29

    Deputeti i VV-së, Visar Korenica është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e deritanishme.

    Ai ka folur për pagat e ulëta dhe fenomenin e mërgimit të qytetarëve në mënyrë të vazhdueshme drejt Evropës.

    Korenica ka thënë se po ta kishte pagën 500 euro, nga Kosova do të ikte edhe ai.

    “Unë jam në pozicionin e deputetit, unë nuk kisha nejtë në Kosovë me 500 euro, kisha kërku me dalë jashtë”, ka thënë Korenica në Pressing të T7.

    Ai ka deklaruar se nuk e njeh dikënd që kërkon ta lëshojë Kosovën pa arsye të forta.

    “Unë nuk e njoh dikënd që kërkon të ikë nga Kosova pa arsye”, ka thënë deputeti.

    Korenica ka thënë se qeveria e VV-së nuk duhet të krahasohet me qeveritë paraprake, në mënyrë që të prodhojë rezultate pozitive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!