×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Po të mos zgjedhej Vjosa Osmani presidente rrezikohej shteti, OKB mund ta caktonte një administrator

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 20:58

    Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka thënë se po të mos zgjidhej Vjosa Osmani presidente, rrezikohej shtetësia e Kosovës. Ai tha se kjo mund të çonte deri në një mbledhje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të caktonte një administrator ndërkombëtar.


    Këtë deklaratë Abrashi e bëri në RTV Dukagjini kur u pyet për përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje, për tësiguruar votën e deputetit goran Adem Hoxha i cili është pjesë e Listës Serbe.

    “Adem Hoxha nuk ka aderu në Lëvizjen Vetëvendosje . Pyetja juaj ka të bëjë me këtë se a do të duhej të kërkohej vota e një deputeti që ka votuar shumë vendime që i ka kundërshtuar VV. Problemi te mos zgjedhja e Vjosa Osmanit a din ku ka qenë, jo zgjedhjet e reja, që ne se kemi problem, problem ka qenë se Kosova është rrezikuar me krizë kushtetuese, dhe në këto rrethana ku ishte në pikëpyetje dështimi i shtetit të Kosovës, ka pas me ardhë puna që mu mbledhë OKB me ta caktu administratorin e ri. E ti më pyet mua a është dashur që VV ta kërkonte votën e Adem Hoixhës”, ka thënë deputeti i VV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!