×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së thotë se Kosova ka fuqi t’i heqë me forcë barrikadat

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 22:56

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Kosova mund t’i heqë barrikadat, por nuk dëshiron të ketë pasoja në njerëz.

    Sipas tij, Kosova i ka të gjitha mekanizmat e duhura, për t’i hequr barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

    Ai ka thënë se shteti i Kosovës, nuk dëshiron që të pësoj askush nga qytetarët teksa shtoi se për çështjen e barrikadave janë në komunikim me KFOR-in.

    “Nuk është që shteti nuk ka kapacitet e aftësi ta menaxhojë situatën e sigurisë, edhe i heq edhe me forcë, por është mirë që kemi një komunikim intenziv, dhe ky komunikim do të vazhdojë për aq sa është e nevojshme që të hiqen sa më shpejt ato barrikada dhe të mos pësojë askush në mënyrë që të mos viktimizohet Vuciqi, sepse qëllimin e ka aty”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!