×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i thotë ambasadorit Kosnett: Miqësia me Amerikën ka ekzistuar edhe para se të ishit ju e Grenell

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 21:59

    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti në seancën plenare ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i ka dërguar porosi ambasadorit Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, duke thënë se miqësia e Kosovës me Amerikën ka ekzistuar edhe para kohës kur Kosnett dhe Grenell morën postet ambasadoriale, shkruan Reporteri.net.


    Haliti ka thënë se dashuria e popullit të Kosovës është e madhe dhe e përjetshme dhe se nuk varet nga individë të caktuar.

    “Miqësia e Kosovës me Amerikën daton shumë më herët se kur ju dhe ambasadori Grenell keni marrë postet  ambasadoriale. Daton shumë më herët sesa 24 masi 1999 kur Amerika nisi luftën për çlirimin e Kosovë. Populli e do Amerikën dhe do ta dojë edhe pas zgjedhjeve të 2 nëntorit 2020 që do të mbahen në Amerikë. Ajo dashuri është më e madhe se ambasadori Grenell. Askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë dashuri, simpati dhe falënderim që populli i Kosovës ndjen ndaj popullit amerikan”, është shprehur ai.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dhënë mbështetje të plotë seancës për votimin e mocionit të mosbesimit nga Qeverisë Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!