×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV’së: Ne asnjëherë s’e kemi lënë anash bashkimin kombëtar

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 23:37

    Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia pjesë e së cilës është ai “asnjëherë nuk e ka lënë anash bashkimin kombëtar”.

    Ai në T7, ka thënë se fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë nuk është përdorur politikisht nga kryeministri Kurti.

    “Ne asnjëherë nuk e kemi lënë anash bashkimin kombëtar, por kemi thënë se bashkimi kombëtar nuk bëhet menjëherë”, ka deklaruar ai.

    Rexhaj po ashtu ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ka thënë se në vitin 2018 Rama kishte reaguar pozitivisht për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, ndërsa tash kritikon reagimin e Kurtit për atë fitore.

    Rama nuk e kishte përmendur direkt Kurtin, por Rexha thotë se kjo nënkuptohet se për kë e kishte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!