×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja britanike: Ndaluni së sulmuari zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike, ata duhet të vendosen në zyrat e tyre në veri

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 21:19

    Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

    Përmes një statusi në Twitter, ajo ka kritikuar ndërkombëtarët në lidhje me deklaratat e tyre kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës në veri.

    “Aktorët ndërkombëtarë duhet të ndalojnë së sulmuari zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike që të vendosen në zyrat e tyre në veri të Kosovës”.

    “Për më tepër kur ata qëndrojnë të heshtur përballë militantëve e mbështetur dhe të armatosur serb, të cilët vazhdojnë të minojnë stabilitetin në veri të Kosovës”, ka shkruar tutje Kearns.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.

    Me anë të një deklarate, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

    SHBA: Veprimet e Policisë në veri do të kenë pasoja në raportet tona me Kosovën

    Edhe Bashkimi Evropian dënoi ashpër përplasjet në veriun e Kosovës “të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale”.

    BE-ja ritheksoi se zgjedhjet e fundit të pjesshme në veriun e Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë dhe se një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi

    BE: S’do të pranojmë asnjë veprim të mëtejmë provokues

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!