×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: Haradinaj duhet të bëhet president për shkak të sulmeve që po i vijnë Kosovës nga Serbia

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 22:49

    Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se situata e krijuar me Gjykatën Speciale e ka sjellë vendin në një situatë të re edhe në aspektin politik.


    Ajo thotë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për president në situatën që është Kosova.

    “Mbi të gjitha, mos të flasim për sulmet që po i bënë Serbia ndaj Kosovës përmes presidentit të saj Aleksandër Vuçiq. Prandaj zoti Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për president”, tha ajo në Debat Plus, përcjell Telegrafi.

    Deputetja e AAK-së thotë se kjo parti nuk do të provokojë zgjedhjet e reja nëse dështon presidenti por sipas saj atë e imponon Kushtetuta e Kosovës.

    Haxhiu thotë se qeveria momentalisht i ka numrat në Kuvend dhe sipas saj është vendim i PDK-së dhe kryeministrit Hoti nëse PDK duhet të futet në qeveri.

    “Ne kemi përgjegjësitë tona, por nëse diçka nuk funksionon duhet të ulemi dhe të diskutojmë për të dalë nga situata. Kjo praktikë siç po kalojmë tani nuk është e mirë. Ne si koalicion nuk kemi probleme mes vete. Megjithatë duhet të reflektojmë mbi bazën e përgjegjësive që kemi si deputetë. Detyrat e deputetëve janë për të votu për ligjet me interes apo për të kundërshtuar ato”, tha ndër të tjera Teuta Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!