×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së i thotë zëvendësit të Kurtit: Për 3 muaj në qeveri keni zhdukur dokumente nëpër Ministri

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 10:27

    Një debat i ashpër është zhvilluar në Komisionit për Punë të Jashtme ku po raporton zv.kryeministri Besnik Bislimi, i cili është përplasur me deputetët e opozitës.


    E gjitha ka nisur pasi që zv.kryeministri Bislimi ka thënë se nuk ka gjetur thuajse fare dokumentacion nga ish-qeveria Hoti lidhur me bisedimet që janë zhvilluar në Bruksel.

    “Në dokumentin e qeverisë nuk ka asgjë konkrete, kemi takuar këtë, jemi kthyer në ora kaq, por nuk ka substancë asgjë”, ka deklaruar ai.

    Por ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, parti kjo e cila ishte në qeverinë e kaluar, duke i thënë se nuk është e vërtetë që nuk ka pasur dokumente nga ish-qeveria për bisedimet me Serbinë.

    “Ka dokumentacione të mjaftueshme të dialogut, nuk qëndron ajo. Në pranim dorëzimin e detyrës dorëzohen krejt materialet si kanë marrë në shtëpi, si ju për tre muaj të qeverisjes tuaj janë zhduk dokumente nëpër ministri”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.

    Ajo më tej i tha se qeveria Kurti ka zhgënjyer se dialogun e ka pasur prioritet të katërt apo më tepër dhe tani po angazhohet në këtë dialog.

    Kujtojmë se ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria paraprake ka qenë plotësisht e përgatitur për procesin e dialogut, dhe se të gjitha dokumentet i janë dorëzuar kryeministrit aktual me rastin e dorëzimit-pranimit të detyrës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!