×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: Nesër po të bëhej kryeministër Isa Mustafa, do ta hiqte menjëherë taksën

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 22:34

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, i ka quajtur hipokrizi komentet e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për taksën ndaj produkteve serbe.


    Ajo ka thënë se nëse Mustafa do të bëhej kryeministër menjëherë do të merrte vendim për heqjen e kësaj tarife.

    “Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam shumë e sigurtë që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të arritur kështu “marrëveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e tij” HTH”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Ajo ka komentuar edhe deklarimet e Isa Mustafës, i cili ka thënë se partitë politike e kanë akuzuar dhe i kanë thënë tradhtar.

    “Kush do t’i besonte Isa Mustafës, kur në njerën anë akuzon të gjitha subjektet politike (strukturat e tyre)e më së shumti ata që e quajtën tradhtar dhe argat të Serbisë dhe për po të njëjtët thotë se mund të ketë bashkëpunim”, ka shkruar deputetja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!