×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së kryeministrit Kurti: Albin, mos bëj filma!

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 22:38

    Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi i ka thënë disa fjalë kryeministrit Albin Kurti rreth referendumit serb.

    Në një postim në Facebook, Bunjaku-Rexhepi i është drejtuar Kurtit që të “mos bëj filma”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputetja ka këshilluar kreun e Ekzekutivit që të sillet si burrështetas në suksese e dështime.

    “Albin, mos bëj filma! Kuvendi është i yti. Mbi 50 përqind. Krejt dhe drejt. Merr vendime. Sillu si burrështetas në suksese e dështime. Lëre popullizmin dhe qeveris e ec përpara. Si në Veri, edhe këtu, ta dhamë përkrahjen kundër referendumit. Zgjidhi problemet. Ke ardhur për të zgjidhur, e jo për t’u ankuar. Kaq!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!