×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e NISMA-s: Turp për Kurtin, po gjen kohë për Facebook, por jo të interesohet për gjendjen e qytetarëve

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 19:43

    Deputetja e NISMA-s, Albulena Balaj-Halimaj, pas konfirmimit të rasteve të reja në qytetin e Malishevës me koronavirus, ka adresuar kritika të mëdha ndaj kryeministrit Albin Kurti.


    Ajo ka shkruar në Facebook se është e turpshme që kryeministri gjen kohë për të shkruar statuse për lavde partiake, ndërsa nuk gjen kohë për të komunikuar me drejtuesit komunal, për tu interesuar për gjendjen e qytetarëve e për t’ju ofruar atyre ndihmën e nevojshme, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Informatat që po vijnë nga pushtetet lokale, dje Vitia e sot nga Malisheva, janë alarmante nga paraqitja e rasteve të infektuara me virus. Siç e tha edhe vet kryetari i komunës Begaj, askush nga qeveria nuk kanë ofruar asnjë ndihmë deri më tani, për të përballuar situatën.

    I bëj apel qeverisë që urgjentisht të ju dal në ndihmë komunave të prekura dhe të bashkëpunoj me drejtuesit e këtyre komunave.

    Është e turpshme që kryeministri gjen kohë për të shkruar statuse për lavde partiake, ndërsa nuk gjen kohë për të komunikuar me drejtuesit komunal, për tu interesuar për gjendjen e qytetarëve e për t’ju ofruar atyre ndihmën e nevojshme.

    https://www.facebook.com/albulena.balajhalimaj.5/posts/2635889633349404

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!