×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së përkrah veprimin skandaloz të profesorit që keqpërdori në foto nxënësit

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 20:34

    Këto ditë nëpër rrjete sociale dhe media është publikuar një fotografi ku shihen nxënësit e shkollës ShFMU “Motrat Qiriazi” dhe mësimdhënësi i kësaj shkolle, duke përshëndetur në mënyrë ushtarake, e cila ka shkaktuar reagim në opinion me pretendim për abuzim ndaj fëmijëve.


    Kjo fotografi ngjalli shumë reagime.

    Por deputetja e re e PDK-së Besa Ismaili, ka përkrahur një veprim të tillë duke thënë se a nuk kanë të drejtë komuniteti turk në Kosovë ta shfaqin flamurin e tyre, shkruan Reporteri.net.

    “Seriozisht, a do të thotë kjo që komunitetit turk në Kosovë, mësuesve dhe nxënësve, nuk u lejohet ta përdorin dhe ta shfaqin flamurin e tyre? Kam menduar që këtë të drejtë ua siguron Kushtetuta. A nuk është kështu kryetar i Komunës, Mytaher Haskuka?”, ka shkruar Ismaili në Twitter.

    Mësimdhënësi ka kërkuar falje për foton duke thënë se nuk ishte me asnjë paramendim politik, racor a fetar.

    Ndryshe, nxënësit e shkollës janë fotografuar nga mësimdhënësi i tyre, deri sa përshëndetin në mënyrë ushtarake dhe mbajnë në duar flamurin turk.

    Kjo mënyrë e përshëndetjes është kthyer në simbolikë të mbështetjes të ndërhyrjes ushtarake të Turqisë ndaj kurdëve në Siri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!