×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së tallet me fotografinë e Kurtit e Bulliqit: A ke molla e kuqe kjo?

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 20:03

    Deputetja nga PDK-ja në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, e ka shfrytëzuar për t’u tallur fotografinë e kreut të LVV-së dhe fituesit të zgjedhjeve në Podujevë nga partia e tij, Shpejtim Bulliqit.


    Deliu- Kodra, përmes ‘Facebook’-ut të saj, ka pyetur fotografinë “a ke molla e kuqe kjo, apo?!”.

    Në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi jo shumë e zakonshme e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të sapo zgjedhur të komunës së Podujevës.

    Në fotografi Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar një pemë.

    Lidhur me këtë, nuk ka pasur ndonjë reagim apo sqarim zyrtar nga partia VV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!