Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thurur lavdata për qeverinë Kurti. Ajo thotë se vendit i është kthyer dinjiteti dhe tani qytetarët paraqiten kokëlartë para botës.
Ajo thotë se Kurti po çmohet nga udhëheqës të ndryshëm të botës, ndërsa hedh akuza ndaj ish-krerëve të shtetit, çka i quan të paditur e të nënshtruar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Çdo ditë, Qeveria Kurti po prezanton një version tjetër të qeverisjes nga ato që kishim. Për herë të parë vendit i është kthyer dinjiteti. Kryeministri po çmohet e po vlerësohet nga shumë udhëheqës e deputetë të shteteve më të fuqishme evropiane e nga shumë akademik e profesorë nga universitete prestigjoze botërore.
U bë shumë kohë duke qëndruar kokëulur nga marrja. Udhëheqësit e vendit tonë ishin të paditur e të nënshtruar, që ndryshonin mendim vetëm sa për të përfituar për vete, të korruptuar e shumë lehtë të shantazhuar e edhe të akuzuar.
Tani qytetarët paraqiten kokëlartë para botës.
Tani kemi udhëheqës besnik, të ndershëm, të përpiktë e të mençur që qëllim të vetëm kanë mbrojtjen e interesave shtetërore.
#meKryeministrin
https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10219880075725063
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.