×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së: Qeveria Hoti krijoi iluzion se vaksinat do të vijnë shpejt

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 23:27

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar ish-Qeverinë Hoti, se s’foli të vërtetën në lidhje me vaksinat kundër COVID-19 dhe se krijoi iluzion se ato do të sigurohen shpejt.


    “Erdhi Qeveria Kurti dhe nuk gjeti asnjë vaksinë. U krijua iluzioni se shpejt, qysh në janar e shkurt do të vijnë 500 mijë vaksina Pfizer, 300 Astra Zeneca, e të tjera. Mjafton që çdokush të kthehet në faqet e Facebookut të ish-ministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe vërtetohet kjo”, tha ajo KTV.

    Tutje, ajo nguli këmbë se Qeveria Kurti do të përmbushë premtimin që deri në fund të vitit të vaksinojë 60% të qytetarëve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!