×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së thotë se LDK u koordinua me Thaçin dhe PDK-në

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 21:28

    Nga kampi i Vetëvendosjes tash Lidhjen Demokratike të Kosovës po e akuzojnë për shumëçka.


    Është deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila që ka folur për emisionin Pressing në T7.

    Ajo tha se Agim Veliu u shkarkua për mos punë dhe për qasje kundër Qeverisë kur bëhej fjalë për gjendjen e jashtëzakonshme.

    Kusari-Lila shprehi dyshime për vendimin e LDK-së për ta rrëzuar Qeverinë.

    “Është një dakordim shumë i ngushtë me zotin Thaçi, fatkeqësisht. Të gjitha mocionet kanë qenë nga PDK-ja por kësaj radhe nga LDK-ja e me gjasë e kordninune me PDK”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!