×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së thotë se sherri i SBASHK-ut fëmijët po transferohen në shkolla private

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 16:51

    Një deputete e VV-së ka aluduar se si pasojë e grevës prindërit po i regjistrojnë nxënësit në shkolla private.

    Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, ka thënë se SBASHK tanimë sipas saj është shndërruar në kontribuues të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private.

    “Njoh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private”, ka shkruar ajo, mirëpo pa ofruar ndonjë argument për këtë.

    Postimi i plotë:

    Fatkeqësisht, SBASHK-u po vërtetohet se çdo ditë e më shumë po shndërrohet në kontribuesin më të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private.

    Njoh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private.

    #stoptransfereve

    #mësimiduhettëfillojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!