×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së thumbon qeverinë Haradinaj: Në emër të taksës po i fsheh skandalet

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 23:16

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thumbuar kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn, duke thënë se në emër të taksës po i fshehin skandalet.


    “Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime” shkroi Haxhiu.

    Ajo tutje theksoi se ditët në qeveri i kanë të numëruara e tani më nuk kanë me çfarë të lavdërohen.

    “Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s’kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës” shkroi deputetja.

    Haxhiu u shpreh e bindur se qytetarët tashmë e kanë humbur besimin dhe se koha e tyre në politikë ka përfunduar.

    “Fat i mirë që askush s’ju beson më, nuk i besojnë as vetes më, në ato që deklarojnë. Na duhet t’i durojmë edhe ca ditë sepse koha e tyre politike ka perënduar” shkroi Haxhiu, duke shtuar se një qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti është shpresë për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!