×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Grainca publikon foto me xhaxhain e saj, personin që u apostrofua se negocioi kalimin e saj në VV

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 9:39

    Pas kalimit nga Partia Demokratike në Lëvizjen Vetëvendosje, ka ardhur edhe një reagim nga deputetja, Adelina Grainca.


    Ajo ka publikuar një fotografi me xhaxhain e tij, të apostrofuar si personi që “negocioi kalimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje”.

    Deputetja Grainca, ka falenderuar publikisht xhaxhain e saj, për të cilin thotë se përherë ka punuar për të mirën e vendit.

    “Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës! Luli për mua nuk është vetëm xhaxhi im, por edhe prind e shoku im më i ngushtë, mbështetja më e madhe që unë kam. Publikisht sikurse para zgjedhjeve e edhe tani, do e falenderoja për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë!”, ka shkruar Grainca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!