×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja ukrainase, mesazh Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 7:06

    Deputetja opozitare ukrainase, Inna Sovsun, ka dalë në mbështetje të hapur për Kosovën pas situatës së tensionuar në veri të vendit.

    Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Serbia është ajo që po e përshkallëzon konfliktin me Kosovën.

    “Në këto momente të tensionuara, kur Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun.

    Mesazhin, deputetja ukrainase ia dedikoi presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit, duke kërkuar nga to që të mos iu nënshtrohen “shantazheve perandorake”.

    “Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, përfundoi ish-zv/mibistrja e Arsimit, Inna Sovsun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!