×
  • Lajme
  • Lajme

    Der Standard: Status special për veriun!

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 14:12

    Qëllimi i konferencës së ardhshme rajonale në Berlin për Ballkanin Perëndimor, është që të ‘gropos’ planin për këmbimin e territoreve, shkruan gazete austriake “ Der Standard” dhe shton se kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel, planifikon të propozoj status special për veriun e Kosovës.


    “Kancelarja planifikon të propozoj që veriu i Kosovës të fitoj një lloj të statusit special e kjo është e bazuar edhe në idenë e Bashkësisë së Komunave Serbe, formimi i të cilave është paraparë me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, por deri më tani nuk është zbatuar, shkruan kjo gazetë.

    ” Der Standard” shkruan se Merkel ka thirrur për 29 prillë samitin ballkanik në Berlin, ku pritet të ‘groposet’ diskutimi për ndryshimin e kufijve sipas kritereve etnike.

    Sipas gazetës, ky samit mbahet me iniciativën e kancerales Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, ndërsa janë ftuar kryeministrat e tërë rajonit, së bashku me shefat e Sllovenisë dhe Kroacisë si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton “Zëri.info”.

    Gazeta rikujton se Gjermania është ashpër kundër idesë së ndryshimit të kufijve, ide kjo e përkrahur nga përfaqësuesja e lartë e BE-s, federika Mogherini, komisari evropian Johanes Han dhe këshilltari i administratës amerikane John Bolton, por edhe Austria dhe Hungaria.

    Sipas kësaj gazete, në Berlin mendohet se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje e mirë mes Prishtinës dhe Beogradit se sa një e shpejtë dhe i këtij mendimi është edhe Franca

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!