×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohen në Polici 16 personat që u kapën duke luajtur bastore në Podujevë

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 10:42

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë, një lokal pa mbishkrim janë zhvilluar veprimtari të lojës së fatit (bastore).


    Rasti ka ndodhur të dielën, ku 16 personat të cilët ishin brenda lokalit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

    Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra te fatit, si dhe disa para të gatshme.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!