×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmi të reja se si u vodhën votat mes kandidatëve për deputet të AAK’së – KQZ ende s’ka reaguar!

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 11:42

    Se ka pasur parregullësi gjatë procesit të numërimit të votave po vërtetohet dita e ditës, ndërsa KQZ akoma nuk ka dalur me ndonjë reagim zyrtar


    Kandidatët për deputët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdojnë të publikojnë dëshmi se si iu janë manipuluar votat, derisa KQZ-ja akoma nuk ka reaguar për këto çështje, shkruan Reporteri.net

    Burim Ramadani, kandidat për deputet nga AAK-ja me anë të një postimi të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se atij iu janë avulluar 58 vota nga Qendra e Votimit 2401A.

    Në fletën llogaritëse ai ka 58 vota, ndërsa në atë zyrtaren iu janë shkruar 0 vota.

    Ndryshe, Burim Ramadani nuk është i vetmi që është ankuar për avullim të votave nga radhët e AAK-së pasi ditëve të fundit ka pasur ankesa edhe nga kandidatët tjerë.

    Fiknete Bejta është një tjetër kandidate për deputete nga radhët e AAK-së është ankuar se ia kanë avulluar votat.

    Sot gjatë ditës janë publikuar dëshmi të reja se si iu janë vjedhur votat kandidatëve të AAK-së në Deçan. /Reporteri.net/




    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!